Anna Kapitanova, Bullgari, 2011
VECORITE GJUHESORE TE LOJES SE PARE KOMPJUTERIKE ME PERKTHIM SHQIP

Ne Mesjete, kur lufta ishte menyra kryesore e jeteses, popujt shfaqeshin dhe zhdukeshin nen sundimin e te forteve. Here pas here, harta gjeografike e botes nderronte kufijte e saj me levizjen e masave. Ata, qe ne ate kohe komandonin betejat, neser sherbenin ne oborrin e ri perandorak, dhe anasjelltas. Disa popuj arriten te zoteronin gjithmone pronat e tyre qe sot i dallojme si shtete me vete, disa te tjere u bashkuan dhe dhane emrin e nje shteti te ri. Burimet historike deshmojne edhe per popuj te tille, si iliret, te cilet u dalluan ne kater drejtime te botes mesjetare me praktikat e tyre te shkelqyera luftarake, por tani Evropa i quan “te vegjelit e nenes”. Qe nga sot e tutje iliret e dikurshem dhe shqiptaret e sotem luajne shqip krah per krah ne www. Perandoria.al.

Me kalimin e kohes gjendja e nje populli ndryshohet, por gjuha mbetet lidhja me e forte me parardhesit tane dhe eshte per t’u respektuar ruajtja e saj. Kjo eshte arsyeja qe punimi im rezulton nga admirimi ndaj dy shqiptareve, qe jo vetem siguruan nje loje kompjuterike ne gjuhen shqipe, por luftonin per mbrojtjen e vete gjuhes gjate kohes se perkthimit.        

Gjuha jone sa e mire!
Sa e embel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!

Cfare do te thoshte sot rilindesi i madh Naim Frasheri po te lexonte gazetat dhe revistat e tanishme online, po te klikonte neper forumet dhe po te ndiqte bisedat e rinise ne rrjetet sociale ne internet? Pa dyshim, qe 125 vjet me vone do te shkruante te njejtat vargje, kushedi, ne lidhje me hapjen e shkolles (Mesonjetores) se pare virtuale, e cila do te kishte per qellim spastrimin e gjuhes shqipe nga huazimet, atje ku kuptimi i fjales amtare perputhej me ate te importuar. E kam fjalen per ato huazime qe kohen e fundit jane duke hedhur rrenje te thella ne gjuhet e vogla , kryesisht nepermjet teknologjive te reja. Mundesite e pakufizueshme te internetit lehtesojne komunikimin mes njerezve anembane botes, duke krijuar nje gjuhe nderkombetare, e cila sot i ka bazat kryesisht ne anglishte. Por kjo ndikon sa pozitivisht, aq edhe negativisht mbi zhvillimin e gjuhes amtare, duke e bere viktime, e cila mund te kercenohet nga nje asimilim i gjere. Eshte shume e vertete se interneti ne ditet e sotme i  ndihmon njerezit te kursejne kohen, te merren vesh lehtesisht me njeri-tjetrin etj. Ku qendron ceshtja e gjuhes qe perdoret nga brezi i ri ne hapesiren online?

Kush mban pergjegjesi per ruajtjen e gjuhes? – Mesuesi, do te thone shumica. Po, mire. Sipas thenies, hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Por kush, ne fakt e rrah hekurin sot? Shkolla si institucion mesimor tani e ka humbur ndikimin mbi femijet te krijoje kulturen gjuhesore dhe te nxise perdorimin e sakte te gjuhes. Pse nevojiten lendet mesimore, kur mund te qendrosh para kompjuterit dhe njekohesisht t’u shkruash shokeve ne “Facebook”, pa menduar per gabimet qe ben, thjesht sepse askush nuk te korrigjon. Pse edhe te mos klikosh ne sajte dhe lojera te huaja, ku dashur pa dashur perveteson fjalet e huaja dhe keshtu ua hap rrugen per te zene vendin e fjaleve amtare. 100 here me argetuese! Pse te nevojitet mesuesi, kur “google” di me shume se ai. Edhe dicka tjeter, libri si objekt fizik, qe mund te mbahet ne dore dhe te shfletohet, nuk parapelqehet nga te rinjte. Problemi tjeter kryesor qendron ne faktin se perhapja e teknologjive te shekullit tone vjen me rreziqet e saj dhe shkolla eshte e paafte te mbroje gjuhen standarde dhe drejtshkrimin nga tendencat e njesimit me gjuhen e folur.
Si parandalohen keto rreziqe dhe kujt i takon kjo pune? Punimi im nuk ka si qellim pergjigjen  e kesaj pyetjeje. Por duhet pergezuar cdo perpjeke qe behet ne lidhje me ruajtjen e gjuhes amtare ne boten e teknologjise se informacionit. Punimi im do te nxjerre ne pah perpjekjet e dy shqiptareve – Sami Doberdoli nga Kosova dhe Klevis Pandeli nga Shqiperia, te cilet kane perfunduar studimet per informatike dhe ekonomi ne Sofje, edhe pse profesionalisht jane larg fushes se pedagogjise, kane bere nje pune te mire per te pershtatur, sa eshte e mundur, perkthimin e nje loje kompjuterike ne gjuhen tamam shqipe. Perkthimi ne shqip u be nga anglishtja, jo nga gjuha origjinale e lojes, d.m.th. bullgarishtja. 

  1. Vete perkthimi si kontribut

Projekti, i cili ka te beje me nje loje strategjike mesjetare, i perket bullgarit Hristo Tencev. Loja e kompanise XS Software  shpejt u perhap ne bote, duke qene e perkthyer ne 30 gjuhe. Sot shqiptaret jane kombi i 31-te, i cili do te kete mundesine te luaje ne gjuhen amtare. Duke marre parasysh se pjesa dermuese e shqiptareve jeton jashte kufijve zyrtare te Shqiperise dhe Kosoves, puna e perkthimit vjen si kontribut ne pervetesimin e gjuhes ne menyre argetuese per te rinjte kudo ne bote, qe e quajne veten shqiptare. Pra, dobia e lojes eshte e vlefshme si per shqiptaret qe i frekuentojne shkollat ne memedhe, ashtu edhe per ata qe jane vetem percjelles te gjuhes se folur, te cilet duke u rritur ne vende te huaja e mbajne lidhjen me gjuhen e shkruar kryesisht nepermjet rrjeteve sociale ne internet.

  1. Zbatimi i rregullave te drejtshkrimit

Perkthimi i lojes u pergjigjet rregullave te drejtshkrimit sipas fjalorit te gjuhes se sotme shqipe (FSHS 2002). Nuk jane te pakta shkrimet, qofte botime gazetash e revistash, qofte artikuj me permbajte te informacioneve te ndryshme, qofte  komente te vendosura ne forumet online, ne te cilat verehet tendenca e moszbatimit te sistemit per t’i shkruar drejt fjalet e gjuhes standarde. Ne sy bie mungesa e shkronjes “e” sidomos ne pozitat ku tingulli nuk shqiptohet (p.sh. lojra < lojera, luftra < luftera). Po ashtu dhe shkrimi i shkronjes pa shenjen e saj diakritike (p.sh. me pare < me pare).  Tendenca tjeter qe vihet ne dukje per shkak te lehtesimit te vete shtypjes ne tastieren kompjuterike eshte mosvenia e apostrofit (’) te bashkimi i pjesez trajteformuese te, qe sherben per te ndertuar kohet e ndryshme te menyres lidhore, me trajtat e shkurtra te peremrave vetore i dhe u. (p.sh. “Imzot, te ardhurat tuaja jane ngritur, por ne menyre qe t'i mbroni ato nga plackitjet, ju duhet te zhvilloni strehimin ne nivelin e 8-te”, “Te lutem, zgjidh lojtarin te cilit deshiron t'i dergosh nje mesazh”, “Nuk mund t'u dergosh perkrahje lojtareve aktive te nivelit 0.”) E njejta gje verehet edhe kur u-ja perdoret perpara foljeve pesore e vetvetore per te ndertuar trajtat e paskajores (Shih “Momentalisht nuk ka asnje aplikim per t'u futur ne aleancen tende!”) 
Duke marre parasysh vecorite e shqiptimit te te folmet gege, tendenca tjeter shqetesuese ka te beje me njesimin e tingullit afrikat “c” me ate qiellzor “q” (p.sh. gjithqka < gjithcka). Sipas verejtjeve te mia kur prona/ pronat shenohet nga nje emer  i gjinise femerore ne rasen gjinore, dhanore e rrjedhore nuk perdoren peremrat pronore sime, sate dhe suaj, ndersa ata te rases kallezore, d.m.th. time, tende dhe tuaj (Shih “Fshataret gjeten afer keshtjelles sate nje thesar antik.”, Perdore ate per te zhvilluar nje aftesi, e cila mendoni se mund t'ju sherbeje pergjate zhvillimit te perandorise suaj.) Pra, ne tekstin shqip te lojes nuk hasen gabime te tilla, sic shihet nga shembujt me lart.     

  1. Zevendesim i huazimeve 

Kontributi i perkthimit te lojes ne pervetesimin e drejte te gjuhes shqipe lidhet sidomos me kerkimin e fjaleve shqipe ne vend te perdorimit te huazimeve. Kur themi kerkim, kjo do te thote ne te vertete kerkim. Perkthyesit, me qellim perdorimin e fjaleve shqipe, disa here jane mbeshtetur ne fjalor sinonimesh per te gjetur fjalen adekuate shqipe. Kjo na con ne perfundimin se fjala e huaj (ne rastin tone – fjala angleze) zgjon ne mendje te njejten fjale per nga tingellimi, por te pervetesuar sipas paradigmave gramatikore te gjuhes shqipe. (P.sh. “Kerkim i perparuar”, karh. avancuar ~ advanced; “Ki parasysh qe, secila njesi ka cilesi dhe sjellje te ndryshme ne beteje.”,  krah. kualitete ~ qualities;  “A je i sigurt se do ta njoftosh kete mesazh si shperdorim?”, krah. raportosh ~ report, abuzim ~ abuse; “Fito epersi kunder armiqve te tu!”, krah. avantazh ~ advantage; “Ndiq udhezimet e metejshme”, krah. instruksionet ~ instruction).

  1. Krijimi i fjaleve te reja shqipe

Kuptohet se ndonjehere gjuha perkatese i perveteson huazimet, sepse ne vete gjuhen nuk ekzistojne keto fjale, ose sepse kuptimi i huazimit nuk perputhet plotesisht me fjalen amtare. Gjithsesi cdo gjuhe e ka mundesine te prodhoje fjale te reja, duke u bazuar ne leksikun e vet. Keshtu ne te vertete sjell nje kontribut ne zhvillimin e gjuhes ne lidhje me pasurimin e saj. Perkthimi i lojes tregon perpjekje te krijimit te fjaleve te reja shqipe, me qellim saktesimin e fjales qe ekziston ne gjuhe, por kuptimin e ka te kufizuar sipas rastit. (Shih  “Kjo faqe jep informacion te detajuar rreth perandorise sate, njesite ushtarake te gatshme per lufte si edhe sasine e burimeve te mbledhura nga ndertesat burimprurese”, krah. ang. “This page gives you detailed information about your kingdom, available battle units and also the amount of resources, gathered by the mines in your castles”). Kjo do te thote se perkthimi nuk eshte mekanik, ndersa ka kerkuar te mbeshtetet ne idene e lojes. 

  1. Loje edukative

Pervec se perkthimi sjell kontribut ne pervetesimin e drejte te gjuhes shqipe, ai permban shume te dhena per popujt mesjetare. Duke luftuar me iliret ti ke mundesi te njohesh boten e bizantineve, bullgareve, goteve, frankeve, gjermaneve, mongoleve, japonezeve etj.
Kontributi i ketyre dy studenteve eshte nje hap perpara ne boten e informatizimit dhe nuk eshte vetem per t’u pergezuar. Puna e tyre duhet ndjekur. Le te kete me shume qofte lojera, qofte sajte te ndryshme, te cilat na percjellin informacion dhe argetim ne menyre te dobishme, duke mirembajtur lidhjen me pasardhesit tane.
Lista e disa fjaleve kompjuterike te perdorura ne loje
account – llogari
user – perdorues
password – fjalekalim
browse – shfleton
web pages – faqe interneti
nickname – nofke 
attach – bashkengjit
file – dosje
screenshot – pamje ekrani
upload – ngarkoj


Ketu nenkuptohen territori , ne te cilin flitet gjuha perkatese, numri i personave qe e flasin dhe funksionet e gjuhes ne shkalle nderkombetare.