Rusana Hristova-Bejleri. PROBLEME TË IDENTIFIKIMIT TË FJALËVE DHE TË KUPTIMEVE LEKSIKORE NË NJË FJALOR SHQIP-BULLGARISHT

 

Konferenca shkencore Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë. Tiranë, 3.12.2004

 

I.                    Gjendja e leksikografisë dygjuhëshe

 

Në fushën e leksikografisë dygjuhëshe përfshihen këto botime:

Fjalor bullgarisht-shqip. Sofje, 1959.

Fjalor frazeologjik ballkanik. Tiranë, Dituria, 1999.

Ramazan Çadri. Fjalor bisedimor shqip-bullgarisht. Tiranë, Toena, 2001.

Fjalori i parë daton prej gjysmë shekulli, ndërsa fjalorët e rinj janë të tipit të specializuar. Megjithatë Fjalori i vitit 1959 mund t’i shërbejë akoma përdoruesit shqiptar, pra për të interesuarit çmimi i tij në “tregun e zi” ka arritur 70 Euro dhe mbase ky është çmimi rekord ndër fjalorët e shqipes. Fjalor shqip-bullgarisht nuk është hartuar ende. Sidoqoftë hapat e parë janë bërë dhe disa shkronja janë gati. Në faqen albanologjike bullgare në Internet www.albanian.dir.bg (/Botime/Gjuhë) është hedhur shkronja “A” – 40 faqe, për diskutim më të gjerë dhe do të jem mirënjohëse për këshilla dhe opinione profesionale. Falënderoj akad. J. Thomain dhe prof. E. Lafen për sugjerimet e deritanishme.

 

II.                 Probleme të identifikimit të fjalëve

A. Varianti i  ndërtimit të zërave në bazë të çerdhes fjalëformuese

Pse është i rëndësishëm ky problem: Fjalorët më të përdorshëm bullgarish-anglisht dhe anglisht-bullgarisht që kanë kaluar provën e lexuesve janë me një vëllim shumë të vogël, por me përmbajtje jashtëzakonisht të pasur, duke u ndërtuar në parimin e çerdheve fjalëformuese. Një zë përfshin të gjitha fjalët që formohen nga një rrënjë e përbashkët. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat jashtëgjuhësore, mendoj se kjo është skemë reale e fjalorit të ri bullgarisht-shqip. Përsa i përket fjalorit shqip-bullgarisht një alternativë e tillë nuk është përdorur ndonjë herë dhe do të kërkonte nga hartuesit edhe punë shtesë brenda përbrenda korpusit të shqipes. Do të desha të dëgjoja mendimin tuaj mbi këtë dhe nëse punohet për ndonjë variant fjalori të tillë të shqipes. Shembulli i zërit dygjuhësh:

analiz/ë analiz, izsledvane, proba ~im analizirane, analiz ~oj analiziram, izsledvam ~ueshëm izsledvaem, analiziruem

Një dobësi relative për një falor të tillë është se kufizon mundësitë për shënime gramatikore, stilistike etj. dhe për ilustrime sintagmatike.

 

B. Çështje që rrjedhin nga korpusi tradicional

Varianti i propozuar për diskutim i shkronjës “A” të një fjalori shqip-bullgarisht niset nga korpusi tradicional. Lindin këto probleme, të cilave FGJSSH u ka dhënë zgjidhje konceptuale në plan shpjegues, por që mbeten në pikëpyetje në lidhje me korpusin dygjuhësh

 

1.  Kur kemi një formë për emrin dhe mbiemrin në shqip në gjuhën bullgare zakonisht kemi forma të ndryshme. Për lexuesin bullgar është e mjaftueshme të shënohet shkurt vetëm se ç’pjesë tjetër  e ligjëratës ekziston. Ndërkohë që po të mendohet për përdoruesin shqiptar kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, p.sh.

abstenúes, ‑i, m.mn.. ‑, ‑it  vëzdërzhasht se pril. ‑, ‑e

adoleshént, ‑i  m.mn. –ë junosha, tinejxhër zh.  –e, ‑ja  mn. –e pril. ‑, ‑e  junusheski, tinejxhërski

2. Format femërore e disa emrave jepen në zë të veçantë vetëm kur ndryshon kuptimi, përndryshe shënohet forma gramatikore.

afgán, -i  m.mn.–ë  afganistanec   zh. -, -ja mn. –e  pril.  ‑, ‑e afganistanski

administrúes, ‑i m.mn.  ‑, ‑it  upravitel, menixhër æ.  ‑e, ‑ja mn.  –e

adoptúes, ‑i  m.mn.  ‑, ‑it  jur. osinovitel, osinovevasht æ. –e, ‑ja  ìí. –e, ‑et   pril. osinovevasht

 

3. Format vetvetore të foljeve ndahen në zë të veçantë vetëm kur janë me kuptim të ri.

4. Emërtimet e bimëve, kafshëve dhe kandrrave është mirë të jepen edhe latinisht. Problemi është se emërtimi latin nuk është dhënë në FGJSSH dhe duhet kaluar përmes disa fjalorëve të tjerë, ku mund të humbet kuptimi i saktë. Nga fjalorët ekzistues dygjuhësh vetëm në atë në L.Newmarkut përfshihen emërtimet latine, edhe pse jo gjithmonë të llojit konkret, por të gjinisë më të përgjithshme. Është për t’u përshëndetur botimi i specializuar akademik “Fjalor i emrave të bimëve” (2003).

5. Treguesit gramatikorë, të stilistikës etj.

Vëllimi i fjalorit dhe afati i përpunimit të tij varen shumë nga vendimi me sa shënime gramatikore do të pajiset çdo fjalë. Një zgjidhje e aplikuar deri në shkronjën “A” është që ato të jepen në gjuhën bullgare, sepse supozohet se ky fjalor do të ketë më shumë përdorues bullgarë dhe, nga ana tjetër, se përdoruesit shqiptar nuk do jetë i interesuar nga ana gramatikore e fjalës në gjuhën e tij, ekuivalenten e së cilës kërkon në gjuhën bullgare. Sipas praktikës ekzistuese, ndërkaq, në shumicën e fjalorëve dygjuhëshe identifikimi gramatikor jepet në gjuhën burimore

 

III.               Probleme të identifikimit të kuptimeve leksikore

  1. Parimi bazë është se duhet të ndiqet ndarja kuptimore sipas FGHSSH. Megjithatë ekziston një prirje të natyrshme të hartuesve në përgjithësi për të ndjekur ndonjë fjalor ekzistues dygjuhësh që niset nga shqipja. Përvoja ime praktike tregon se kjo rezulton në ngatërresë të kuptimeve për shkak të mospërputhjeve të shtresëzimit kuptimor, që përveç dy gjuhëve përzien edhe ndonjë gjuhë të tretë.
  2. Ilustrimi i kuptimit me togfjalësha të lirë.

Përvoja jonë si përdorues tregon se një fjalor dygjuhësh duhet të përfshijë togfjalëshat   më të përdorshëm, edhe kur përkthehen fjalë për fjalë dhe, detyrimisht, ata, leksemat e të cilëve në të dyja gjuhët dallohen. Ky është edhe koncepti i fjalorit të ardhshëm shqip-bullgarisht. Për këtë qëllim shprehjet ilustruese përcaktohen paraprakisht gjatë hartimit të korpusit dhe jo gjatë punës konkrete të gjetjes se ekuivalenteve. P.sh.

dhé, -u m.mn. –ra  1. zemja, zemna povërhnost, poçva, prëst ~ i zi çernozem; pirg ~u kupçina prëst; enë ~u prësten sëd; mbi ~ nad zemjata; nën dhe pod zemjata, pod poçvata; fut (vë, kall) në ~ pogrebvam, zakopavam; nxjerr nga ~u  izkopavam, eshumiram; fshij nga faqja e ~ut iztrivam ot liceto na zemjata; bie në ~ padam na zemjata; anija zuri ~ korabët dostigna trërda zemja 2. parcel, (îbrabotvaema) zemja kam një copë ~u imam parçe zemja 2. samo ed.razg. svjat,  qendra e ~ut centërët na zemjata; s’e gjen në të gjithë ~un njama raven na sveta 3. zemja, strana ~u ynë nasha strana (zemja); ~ të huaj  na çuzhda zemja 4. ef. zmija

  1. Fjalët dhe në veçanti termat që në Shqipëri dhe Kosovë kanë kuptime të ndryshme duhet të pajisen me shënime të veçanta si p.sh. lektor; hidraulik etj.
  2. Frazeologjia – në leksikografinë shqiptare është pranuar parimi i formës më të përdorshme, në bullgarishte  forma e njëjësit të vetës së parë të foljes në njësinë frazeologjike. Kjo çështje mbeti e hapur edhe gjatë hartimit të fjalorit frazeologjik ballkanik. Kështu shprehjes iu fry koka do t’i përgjigjet bullgarisht naduva mi se glavata (shq. më fryhet koka)

 

Përfundim: Hartimi i një fjalori shqip-bullgarisht mund të realizohet nga një autor ose nga një ekip albanologësh. Kryesorja në të dyja rastet është që korpusi i leksemave bazë me ilustrimet dhe frazeologjinë të saktësohet paraprakisht, proces ky që akoma nuk ka përfunduar.

 

 

 

 

Bibliografia:

Bëllgarsko-anglijski reçnik. Sofia, 1992.

Bëllgarsko-albanski reçnik. Sofje, 1959.

Fjalori i Gjuhes së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980

Krasniqi F., Ruci B., Vangjeli J., Susuri L., Mullaj A., Pajazitaj Q. Fjalor i Emrave të Bimëve. Tiranë-Prishtinë, 2003.

Newmark L. Albanian-English Dictionary. Tiranë, 2000.

Qesku P. Fjalori shqip-anglisht. Tiranë, 1999.

Rusana Hristova. Principi sostavlenija bolshogo dvujaziçnogo slovarja. Sankt-Peterburg, 1991. (Dorëshkrim diplome)