Ïåòÿ Àñåíîâà. ÁÀËÊÀÍÑÊÎ ÅÇÈÊÎÇÍÀÍÈÅ Ï. Àñåíîâà. Áàëêàíñêî åçèêîçíàíèå. Îñíîâíè ïðîáëåìè
íà áàëêàíñêèÿ åçèêîâ ñúþç.
|
|
![]() Botimi
i
parë
i
veprës
përgjithësuese
të
prof.
Petya
Assenovës
“Ballkansko
ezikoznanie”
(Gjuhësia
ballkanike) pa dritë
më 1989, tre vjet pas vdekjes së gjuhëtarit dhe ballkanologut
të autoritetshëm bullgar Vlladimir Georgiev. Ai
la “amanet” për një punim të tillë, i cili të
pasqyronte zhvillimin e gjuhësisë ballkanike 50 vjet pas librit
të K. Sandfeld Linguistique balkanique. Problèmes et résultats. Paris 1930. Botimi
i dytë i zgjeruar i “Ballkansko ezikoznanie” vjen 13 vjet pas të
parit. Më duket e rëndomtë të përsëris
sa shumë ka ndryshuar bota gjatë kësaj periudhe. Edhe
pse me ritme shumë më të ngadalta gjëra të
reja duhet të priten edhe në sistemet përkatëse
gjuhësore, por pikësepari në teori dhe në tendencat
shkencore. Në këtë paraqitje të shkurtër do
të tërheq vëmendjen e rretheve të specializuara
shqiptare dhe të lexuesve të interesuar pikërisht te
elementet e aktualizuara të botimit në fjalë. Organizimi
tematik i lëndës ndjek modelin e botimit të vitit 1989.
Kapitujt kryesorë janë periudhizimi i gjuhësisë
ballkanike; çështja e gjuhëve që hyjnë në
bashkësinë ballkanikë; detyrat kryesore të gjuhësisë
ballkanike në periudhën bashkëkohore; vepra përgjithësuese
bashkëkohore në fushën e gjuhësisë së
përgjithshme; sistemi fonologjik; sistemi leksikor; morfosintaksa,
sintaksa; statusi i ballkanizmave në strukturën e gjuhësisë
ballkanike. Pjesa më e madhe e veprave të prof. Asenovës
i kushtohen zhvillimit të sistemit foljor, sintaksës dhe linguistikës
së tekstit dhe në këto pjesa të veprës përqendrohet
kontributi i saj personal për zhvillimin e çështjeve
të analizuara. Libri mbyllet me tre rezume – rusisht, frëngjisht
dhe ç’është e re – anglisht. Përmbledhja në
anglisht do ta popullarizojë ndjeshëm punimin ndër brezin
e ri, sepse pikërisht anglishtja tenton të zë vendin
e esperantos gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Bibliografia
natyrshëm është e aktualizuar. Edhe pse renditja e materialit
nuk ka pësuar ndryshime, titujt dhe organizimi teknik nuk janë
transformuar në mënyrë që të jenë më
të tretshme për studentët që sapo hyjnë në
këtë tematikë. Kjo u bë shumë e nevojshme pasi
në v. 1994 me këmbënguljen personale të prof. Asenovës
në Universitetin e Sofjes u përurua dega e Balkanologjisë (katër
vjet më vonë edhe në Univeristetitn e Veliko Tërnovos
prapë nën kujdestarinë e saj). Me hapjen e kësaj
dege për herë të parë edhe shqipja fitoi statusin
e disciplinës së detyrueshme me një orar rreth 500 orë
për 4 vjet dhe u fut kursi i letërsisë shqiptare me 90
orë. Lëndët teorike gjuhësore shqyrtohen në
plan krahasues për shqipen, rumanishten, greqishten dhe bullgarishten
pikërsht në kuadrin e leksioneve të gjuhësisë
ballkanike. Por në qoftë se gjuhët e tjera janë
të pajisura me tekste mësimore dhe manuale teorike gramatikore
të botuara në gjuhën bullgare, libri i prof. Asenovës
është burimi i vetëm në bulglarisht ku studentët,
ashtu si dhe specialistët e tjerë, mund të marrin fakte
dhe njohuri të sistematizuara teorike për shqipen. Këtu
përmendim se prof. Asenova zotëron mirë gjuhën dhe
ka lexuar kursin e saj shqip një vit (94-95) në Universitetin
e Tiranës.
“Ballkansko ezikoznanie” nuk kursen tendencat e reja të
disa linguistëve për mohim parimor ose për zvenitje të
termave “bashkësi ballkanike” dhe “ballkanizma” (Norbert Reiter,
Grundzüge der Balkanologie.
Ein Schritt in die Eurolinguistik. Harrasowitz Verlag. Berlin-Wiesbaden
1994). Megjithatë pasqyra e veprave përgjithësuese
të publikuara në vendet ballkanike dhe nga studiues te huaj
gjatë viteve të fundit (p.21-27) tregon aktualitetin e këtyre
nocioneve. Ç’është
e përditësuar lidhur me shqipen dhe studimet albanologjike?
Pikërisht në kohën midis dy botimeve u realizuan disa
vepra themelore të gjuhësisë shqiptare dhe të gjuhësisë
ballkanike nga hulumtues shqiptarë. Kështu në variantin
e ri prof. Asenova merr parasysh vepren kapitale me të njejtin
emër të prof. Shaban Demirajit që doli në Shkup
më 1994. Po kështu janë marrë shembuj nga Gramatika
e shqipes (v.I dhe v.II). Në fushën e frazeologjisë ka
plotësime, që pasqyrojnë Fjalorin frazeologjik ballkanik,
hartuar nën udhëheqjen e prof. Jani Tomait në v. 1999. Gjatë
viteve të fundit shkenca ballkanologjike synon të kapërcejë
ndarjen formale të lëmive të veçanta që përmban,
pra të kalojë kufijtë e gjuhësisë, të
letërsisë, të folklorit etj. Duke drejtuar rezultatet
e studimeve në këto fusha ndaj përcaptimin e jetës
shpirtërore dhe të mendësisë së njeriut ballkanik.
Kjo përfshin mënyra e vlerësimit të botës objektive
dhe të ashtuquaturin model ballkanik të botës. Kjo metodë
shkencore bazohet në parimet e klasifikimit semiotik dhe shtrihet
në një hapësirë më të gjerë kulturore.
Kjo pikënisje moderne pikëtohet në botimet e T.Civijan
1990, 1999, D. Burkhart 1989, G.Shubert dhe U.Dukova dhe mbështetet
si ide përparimtare nga prof. Asenova. Jo rastësisht, por
si ilustrim i këtij koncepti të gjithanshëm për
balkanologjinë në kopertinën e librit me ngjyrë
dhe gërma të ndryshme dhe në të gjitha gjuhët
ballkanike lexohet fjala e urtë “Çdo e keqe për të
mirë” si përvojë e pandarë e botëkuptimit të
popullsisë së Gadishullit tonë. Botimi
i ri i “Ballkansko ezikoznanie” mund të gjendet në Bibliotekën
e Akademisë së shkencave dhe në bibliotekën e Institutit
të gjuhësisë dhe të letërsisë. Prezantuar nga R. Bejleri |