Rusana Hristova-Bejleri.
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË BULLGARI - HISTORIA, METODIKA,
PERSPEKTIVAT |
![]() |
Dihet se Bullgaria ka qenë një qendër e spikatur e shtypit shqiptar, ku kanë gjetur kushte të favorshme për zhvillimin e ideve të tyre shumë intelektualë, poetë dhe shkrimtarë përparimtarë të Rilindjes Shqiptaree. Mbi këtë problematikë kanë shkruar shumë shkencëtarë bullgarë – Thoma Kacori, Elena Atanasova, Bojka Sokollova, Rosica Cvetkova. Në këtë artikull do të paraqitet mësimi i gjuhës shqipe në Bullgari nga vetë bullgarët pas Luftës së Dytë Botërore, kur kontaktet ndërshtetrore arritën në pikën e nevojës për specialistë të ngushtë të përgatitur mirë pikërisht në këtë fushë. Ndarja strukturore e artikullit në vështrim historik, parime aktuale metodike dhe detyra e perspektiva bëhet me qëllim qartësie, por |
Botim i rrallë i viteve ’20 për nxënësit bullgarë autore A. Monexhikova, Sofje, “Hemus” |
njerëzit dhe botimet, që kanë të bëjnë me
albanologjinë, përshkojnë të gjitha periudhat dhe
ndërthurren në të gjitha rrafshet. |
I. HISTORIA
1. Brezi i parë
Në gjysmën
e dytë të viteve pesëdhjetë u dërguan studentët
e parë për gjuhën shqipenë Universitetin e Tiranës.
Ata ishin Bojka Sokollova, e ndjera Greta Dellçeva, Evgenija Ivanova,
Natalija Strahova dhe Filip Fingarov.
Ky brez i parë
nuk pati fatin të mbaronte kursin e plotë të studimeve në
Shqipëri për arsye të njohura të politikës të
asaj kohe. Kështu ata u diplomuan në degën e gjuhës shqipe
në
Universitetin
e Leningradit, themeluar nga prof. A.V. Desnickaja. Menjëherë pas
diplomimit Bojka Sokollova dhe Greta Delçeva filluan punë në
Institutin e Ballkanologjisë në Sofje:
2. Lektorati i gjuhës
shqipe
Paralelisht me
këtë gjuhëtarët më në zë bullgarë
Vladimir Georgiev, Ivan Duridanov, Mosko Moskov, Boris Simeonov, Petja Asenova,
Ute Dukova të katedrës së gjuhësisë së
përgjithshme të Universitetit të Sofjes, që ishin edhe
ballkanologë, u bënë nxënësit e parë të
zellshëm të shkrimtarit Thoma Kacori[3]
në lektoratin e shqipes që u hap në vitin 1962. Në
këtë lektorat kanë mësuar shqipen edhe shumë
shkencëtarë të huaj që vinin për specializim në
Bullgari si Mishel Ogerot, Ariston
Vraçu, Kostas Nihoritis
Veç mësuesit me shpirt rilindas, studentët kishin në dispozicion edhe një fjalor bullgarisht-shqip të hartuar nga Th. Kacori, T.Tartari, L. Dusha, S. Pasko dhe L. Grabocka, botuar në Sofje në vitin 1959 nën redaksinë e Vl. Georgievit dhe R. Mutafçievit[4]. Por askush nuk mund të përfytyronte se ky fjalor do të mbetej i vetmi në fushën e leksikografisë dygjuhëshe për afro gjusmë shekulli deri më sot. Për shkaqe të ndryshme nuk u realizua as ribotimi i tij, që diskutohej në mesin e viteve 90.
Pas Thoma Kacorit nga viti 1981 pedagoge e lektoratit të shqipes u zgjodh Zoja Kostadinova. Ky kurs fakultativ vazhdon të funksionojë në Universitetin e Sofjes për të gjithë që interesohen për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Nga viti 1999 lektorat të shqipes ka edhe në Universitetin e Veliko Tërnovos, si edhe në Bllagoevgrad.
3. Vitet ‘70
Në mesin e viteve ‘70 institucionet e ndryshme shtetrore ndien ashpër mungesën e kuadrove me gjuhën shqipe dhe për disa vite me rradhë u dërguan studentë në degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës. Atje kanë mbaruar Zoja Kostadinova, Sofia Popova, Novak Novev, Zheko Matev, Valentin Georgiev, Petjo Petev, Bogdan Bogdanov. Shumica e tyre janë marrë me shqipen edhe gjatë karierës së tyre profesionale. Z. Kostadinova aktualisht është kryeredaktore e emisionit shqip të Radio Bullgarisë. Në këtë emision punon edhe S. Popova.
Disa fjalë për emisionin shqip, i cili u bë një vatër më vete për mësimin e gjuhës. Në vitin 1973 Radioja Kombëtare Bullgare hapi një program të shkurtër shqip, i cili me kalimin e kohës u zgjerua dhe gjeti auditorin e vet. Spikeret Evgenija Kotova (studente e Th. Kacorit), Gjulka Ilieva dhe Svetllana Dimitrova, edhe pse vinin nga fusha të tjera, arritën të përvehtësojnë dhe të perfeksionojnë gjuhën shqipe pikërisht në Radio. Shumë i gëzueshëm është fakti se edhe të dyja vajzat e E. Kotovës – Sabina Kotova dhe Kristina Kotova, që janë studente respektivisht në degën e italishtes dhe në degën e rumanishtes të Universitetit të Sofjes, u dashuruan pas gjuhës shqipe dhe mbaruan me sukses kursin përgatitor njëvjeçar në Universitetin e Tiranës.
4. Periudha
bashkëkohore
Në vitin 1994 me ide të të ndjerit prof. Mosko Moskov dhe me këmbënguljen e prof. Petja Asenovës në Universitetin e Sofjes u hap dega e Ballkanologjisë pranë Fakultetit të Sllavistikës. Me hapjen e kësaj dege për herë të parë edhe shqipja fitoi statusin e lëndës së detyrueshme me një orar prej 480 orësh për 4 vjet. Edhe gjatë vitit të fundit studentët kanë të drejtë të zgjedhin për mësim më të thelluar fakultativ shqipen. Njëkohësisht është i detyrueshëm edhe kursi i letërsisë shqiptare me 90 orë. Pedagoge e rregultë në Fakultet është Rusana Bejleri, që ka mbaruar degën e sqhipes në Universitetin e Sankt Peterburgut (Rusi) dhe ka mbrojtur doktorat mbi frazeologjinë krahasuese në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë nën udhëheqjen e prof.dr. Jani Thomait. Mësime japin edhe Zoja Kostadinova dhe Sofia Popova (Karapetrova).
Prapë nën kujdestartinë e prof. Asenovës në vitin 1998 u hap edhe dega e Ballkanologjisë në Universitetin e Veliko Tërnovos. Për fat të keq plani mësimor i specialitetit atje parashikon vetëm 180 orë për shqipen, gjë që kufizon edhe mundësitë për njohje reale me letërsinë shqiptare. Si zhvillim pozitiv mund të cilësohet fakti se në vitin 2002 u zhvillua konkurs për pedagog të rregulltë. Konkursin e fitoi Raki Bello i cili në qershor të vitit 2003 mbrojti tezën e doktoratit me temë “Deminutivi në gjuhët ballkanike (Emri)” nën drejtimin e prof. Ivan Koçevit të Universitetit të Bllagoevgradit.
II. MBI METODIKËN E MËSIMDHËNIES (UNIVERSITETI I SOFJES)
1. Mësimi praktik i gjuhës dhe kursi i letërsisë
Për mësimin e gjuhës përdoren dy manuale kryesore[5] dhe disa ndihmëse[6]. Provimi përfundimtar përfshin provim me shkrim mbi gramatikën dhe leksikun dhe provim me gojë – bisedë të lirë dhe përkthim shqip-bullgarisht (50 faqe) të ndonjë botimi origjinal shqiptar nga fusha e letërsisë, e kritikës letrare, e historisë ose e folklorit. Edhe pse tri fushat e fundit kanë një fjalor më të kufizar, mbizotëron parimi shumëdisiplinor, që studentit t’i jepet mundësi të specializohet në fusha të veçanta të ballkanologjisë sipas interesit. Kursi fakultativ në vitin e pestë parashikohet për studentët më të mirë dhe është orientuar në fushën e përkthimit. Qëllimi është që studentët të fitojnë sa më shumë aftësi praktike për jetën “reale” pas diplomimit.
Kursi i letërsisë është bazuar në një bibliografi shumë të gjerë, që përfshin si monografi dhe artikuj të stidiuesve më të autoritetshmëm shqiptarë mbi autorë të veçantë dhe probleme konkrete, asthu edhe përmbledhje dhe tekste mësimore të viteve të fundit [7]. Shumë e dobishme dhe në pajtim me tendencat e reja teknologjike në arsim është faqja në Internet e albanologut të autoritetshëm Robert Elsie, në të cilën studentët mund të lexojnë materiale dhe përkthime në anglisht dhe gjermanisht. Letërsia mësohet në vitin e tretë dhe kjo jep mundësi që të analizohen tekste origjinale dhe të shqipëruara që nga zanafilla e letërsisë shqiptare. Përkthimet e letërsisë shqiptare në gjuhën bullgare që studentët kanë në dorë, edhe pse shumë të mira, janë të pakta si numër dhe të kufizuara si autorë. Përkthyese kryesore mbetet Marina Marinova, dy botime ka Evgenija Kotova, kurse Marko Gançevi njihet në fushën e poezisë. Autorët e përkthyer janë Ismail Kadare, Dritëro Agolli me disa libra, Petro Marko - “Asta la vista”, si dhe poezi të zgjedhura në revista letrare. Mungojnë plotësisht përkthime nga kritika letrare shqiptare.
2. Lëndët
teorike gjuhësore
Lëndët teorike gjuhësore shqyrtohen në plan krahasues për shqipen, rumanishten, greqishten dhe bullgarishten pikërsht në kuadrin e leksioneve të gjuhësisë ballkanike. Por në qoftë se gjuhët e tjera janë të pajisura me tekste mësimore dhe manuale teorike gramatikore të botuara në gjuhën bullgare, libri i prof. Asenovës “Gjuhësi ballkanike”[8] është burimi i vetëm në bulglarishte, ku studentët, ashtu si dhe specialistët e tjerë, mund të marrin fakte dhe njohuri të sistematizuara teorike për nënsistemet gjuhësore të shqipes (në krahasim me gjuhët e tjera ballkanike). Botimi i parë i veprës përgjithësuese të prof. Petja Assenovës pa dritë më 1989, tre vjet pas vdekjes së gjuhëtarit dhe ballkanologut të autoritetshëm Vladimir Georgiev. Ai la “amanet” për një punim të tillë, i cili të pasqyronte zhvillimin e gjuhësisë ballkanike 50 vjet pas librit të K. Sandfeldit “Linguistique balkanique. Problèmes et résultats” (Paris 1930). Në vitin 2002 doli botimi i dytë[9] ku edhe pse renditja e lëndës nuk ka pësuar ndryshime, titujt dhe organizimi teknik janë transformuar në mënyrë që të jenë më të tretshme për studentët që sapo hyjnë në këtë tematikë. Këtu po përmendim se prof. P. Asenova zotëron mirë gjuhën shqipe dhe ka mbajtur kursin e saj teorik edhe në gjuhën shqipe në në Universitetin e Tiranës gjatë vitit akademik 1994/95.
3. Njohje me kulturën dhe me historinë.
Studentët bullgarë njihen me kulturën e historinë
shqiptare në kuadrin e kusreve të historisë, të
antropoligjisë dhe të kulturologjisë ballkanike. Të
dhëna dhe fakte konkrete mësohen gjatë kursit praktik të
gjuhës, ku shpeshherë përmbajtja tematike e ushtrimeve
gramatikore dhe leksikore buron nga jeta e përditshme dhe
mëndësia shqiptare. Gjithmonë me këtë synim
organizohen edhe diskutimet për zhvillimin e të folurit. Një
vëmendje të posaçme në këtë fushë meriton
libri i Thoma Kacorit dhe i historianit Bobi Bobev me titull Albania (Shqipëria), botuar në
Sofje në vitin 1998. Nëntitulli i librit “E afërtë dhe e
panjohur” është domëthënës. Libri përmban
një histori të shkurtër të Shqipërisë, një
pasqyrë të letërsisë, të dhëna gjeorafike, administrative
dhe kulturore. Shumë e vlefshme për referenca është pjesa e fundit që përmbledh shkurt me data ngjarjet kryesore në historinë e Shqipërisë.
III. PERSPEKTIVA DHE
DETYRA
Studentët, që mbarojnë specialitetin e Ballkanologjisë kanë mundësi të gjera për realizim profesional dhe shkencor, sepse kanë një fushëpamje më të gjerë, sepsa ata që mbarojnë vetëm për një gjuhë. Kjo vlen në veçanti për ata që orientohen më shumë ndaj shqipes. Disa prej tyre si Vesela Mançeva dhe Ekaterina Tërpomanova tashmë janë afirmuar në emisionin shqip të Radios, kurse Ekaterina punon edhe për doktoratën me temë “Përemri në gjuhët ballkanike” nën drejtimin e prof. P.Asenovës. Në maj të vitit 2003 doli nga shtypi edhe libri “Fishta dhe Konica për shqiptarët. Vështrim etnopsikologjik” i dr. Hekuran Ballës, përkthyer në gjuhën bullgare nga studentet Diana Petrova dhe Ralica Mlladenova[10].
Detyrat që qëndrojnë para albanologjisë në Bullgari për dhjetëvjeçarin e ardhshëm janë mjaft konkrete:
1.
Hartimi i fjalorit shqip-bullgarisht;
2.
Ripunimi i fjalorit bullgarisht-shqip;
3.
Organizimi i përkthimit të letërsisë shqiptare
dhe të kritikës letrare në bullgarishte që në
ambientet akademike;
4.
Formimi i brezit të ri të albanologëve nga rrethet e
studentëve që mbarojnë si ballkanologë.
[1] Bojka Sokolova, Albanski
vëzrozhdenski peçat v Bëlgarija. Sofija, 1979, 208 f.
[2] Bojka Sokolova, Die albanische Mundart von Mandrica. Osteuropa-Institut an der Freien Universität Berlin. Balkanologische Veröffentlichungen Herausgegeben von Norbert Reiter Band 6. Berlin 1983, 232 f.
[3] Th. Kacori është autor i vëllimeve me tregime: Jetë me Brenga. Tiranë 1957; Ditë që s’harrohen. Tiranë, 1958 dhe i romaneve Për mëmëdhenë. I, II. Tiranë, 1961; Bijtë e shtrëngatës. Tiranë, 1989. Shkrimet e tij më të rëndësishme janë përmbledhur në vëllimin Ndriçime. Studime shkencore. Shkup, 1996.
[4] Bëlgarsko-albanski reçnik. Botim i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. Sofje, 1959, 871 f. Për këtë fjalor është botuar një recension nga Xhevat Lloshi në revistën “Studime filologjike”, 1965, nr. 4, f. 171-175.
[5] Ana Toma, Zana Karapici, Lumnije Radovicka. Gjuha letrare shqipe. Libër mësimi. Hartuar nën
drejtimin dh me bashkëpunimin e prof. Androkli Kostallarit, bashk. vj.
shk. Emil Lafe dhe bashk. vj. shk. Miço Samara. Tiranë, 1989;
Gjovalin Shkurtaj-Enver Hysa, Gjuha
shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut. Tiranë,
1996.
[6] Fjalori frazeologjik ballkanik. Tiranë. 1999; Gramatika e gjuhës shqipe. I-II. Tiranë, 1995-1997.
[7] R. Elsie. Historia e letërsisë shqiptare. Tiranë-Peje, 1997; J. Bulo, Magjia e fjalës dhe magjistarët e saj. Tiranë, 1998; S. Hamiti, Letërsia moderne shqiptare. Tiranë-Tetovë, 2002; Letërsia si e tillë. Probleme të vlerësimit të trashëgimisë sonë letrare. Tiranë, 1996 etj.
[8] Petja
Asenova, Balkansko ezikoznanie. Sofija, 1989.
[9] Petja Asenova, Balkansko ezikoznanie. Osnovni problemi na balkanskija ezikov
sëjuz. Faber. Tërnova, 2002, 375 f.
[10] Hekuran Balla, Narodopsihologia na albancite (prez pogleda na Gjergj Fishta i Faik Konica). Faber. Tërnovo, 2003, 128 f.