FJALORI
GORANÇE-SHQIP
Material i transmetuar nga programi shqip i
Radios Kombëtare Bullgare më 11.11.2007
Autore Jordanka Ivanova
Bullgarët
nga Gora janë ndër komunitetet bullgare më të panjohura
dhe të pastudiurara që jetojnë jashtë kufijve të
atdheut. Krahina Gora ndodhet në pjesët e ulëta të
maleve Shar, Korab dhe Koritnik, në kufirin midis Shqipërisë,
Kosovës dhe Maqedonisë. Rajoni i Gorës ndahet në
dy pjesë – Gora e Kukësit dhe Gora e Prizrenit. Në rajonin
e Gorës së Prizrenit fshatrat bullgare janë 19 - Baçka,
Brod, Krushevo, Kërstec, Zlipotok etj. Qendra e qarkut është
fshati Dragash. Fshati më i madh bullgar atje është fshati
Restelicà. Banorët e rajonit sipas të dhënave nga viti
1999 janë 14 000 veta. Goranët e kanë lavdinë se
janë pastiçerët më të mirë. Në
shumicën e qyteteve më të mëdha ballkanike në
të kaluarën edhe sot ata kanë ëmbëltore.
Në Gorën e Kukësit fshatrat gjithashtu janë 19,
mirëpo në 10 prej tyre tashmë flasin gjuhën shqipe.
Mirëpo njerëzit më të moshuar në ta akoma e
kuptojnë bullgarishten. Fshatrat, në të cilët edhe
sot flitet bullgarisht janë Borje, Cërnelevë, Kosharisht,
Oçikël, Oreshkë, Orgjost, Shishtaveç, Pakisht
dhe Zapod. Në këta nëntë
fshatra jeton popullsi kompakte e muslimanizuar me prejardhje bullgare.
Banorët e tyre quajnë veten “nashinci”, ose gorani, ndërsa
shqiptarët, me të cilat kufizohen i quajnë torbeshë,
goranë ose poturë.
Të folmen e tyre që i përket grupit të dialekteve
të skajshme bullgare të Maqedonisë Veriperëndimore,
njerëzit vendas e emërtojnë nashinski dhe goranski. Shqiptarët
e quajnë nashke, gorançe dhe shkenisht. Nashinski vjen nga
fjala “nash” që do të thotë “ynë, njeri ynë,
gjaku ynë, soji ynë”. Fondi leksikor i kësaj të
folmeje përbën fjalorin nashke – shqip me rreth 43 mijë
fjalë dhe shprehje.
Ky fjalor ishte prezantuar para disa ditëve në Akademinë
Bullgare të Shkencave. Autori i tij është Nazif Dokle
– shkrimtar dhe shkencëtar, i cili po punon dhe jeton në Kukës.
Është autor i dhjetëra studimeve në fushën
e kulturës, etnografisë, folklorit, leksikologjisë, historisë
dhe letërsisë. Ai është gjithashtu skenarist dhe
regjisor i disa dokumentarëve televizivë dhe spektakleve
skenike. Krijon edhe në fushën e artit figurativ dhe të
skulpturës. Nazif Dokle është themelues dhe kryetar i
shoqatës etnokulturore “Gora” që është krijuar në
vitin 1991.
Fjalori nashke - shqip është rezultat prej punës disadekadëshe
të mbledhjes, klasifikimit të materialit dhe të konsultimeve.
Është bërë mbi bazën e së folmes së
goranëve në Shqipëri dhe më konkretisht të
goranëve nga rajoni i Kukësit. Materiali është prezantuar
përmes alfabetit të gjuhës shqipe për disa shkaqe.
Në vend të parë sepse fjalori është “nashke
– shqip”. Së dyti, grafia e gjuhës shqipe lejon që të
pasqyrohet tërë sistemi fonetik të nashkes. Përveç
kësaj banorët e këtyre fshatrave në Shqipëri
janë arsimuar vetëm në gjuhën shqipe dhe nuk njohin
alfabet tjetër. Dhe jo në vend të fundit – një paraqitje
e tillë e bën më të lehtë leximin nga ana e
goranëve që jetojnë në Kosovë.
Pasi që zoti Dokle ka vizituar vende të ndryshme në malin
Rodopi ai është i mendimit se e folmja e goranëve nuk
ndryshohet shumë nga dialekti i malit Rodopi. Dhe ky është
një fenomen interesant – në jugperëndimoren e skajshme
bullgare ka të folme me reduksion të fortë që është
tipik për rajonet e Bullgarisë Lindore. Edhe sot goranët,
shumica prej të cilëve kanë emra shqiptare, përdorin
edhe familjet e veta sllave si Kirevci, Zhivkovci, Dochovci etj.
Le të shpresojmë se kjo nuk është hapa e parë
dhe e fundit e institucioneve bullgare në përkrahje të
bullgarëve që jetojnë në rajonin e Gorës. Akademiku
Jachko Ivanov nga Shtëpia botuese pranë Akademisë Bullgare
të Shkencave shpalli gatishmëri për botimin e një
libri tjetër të zotit Dokle, në të cilin janë
mbledhur tekste folklorike. Aga ana e vet Nazif Dokle i falënderoj Ambasadës
bullgare në Tiranë për përkrahjen për botimin
e fjalorit dhe zotit Emil Milanov, i cili është angazhuar
personalisht me problemet e goranëve.
|